Eko Higjiena

Thaçi e Daçiq vendosin a të bisedohet për Luginë

/ 2 minuta lexim

Takimi i radhës mes dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe Serbisë, mund të ndodhë kah mesi i muajit të ardhshëm, në dhjetor. Besoj se këtë vit do ta mbyllim me tre takime të suksesshme mes Daçiqit dhe Thaçit. Më pastaj për të vazhduar me takime e bisedime tjera në favor të paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon”, ka deklaruar zëdhënësja e zyrës së Catherine Ashton, Maja Kocijancic për agjencinë “Presheva jonë”.

Se a është folur edhe per Luginën e Preshevës, pasi ishte bërë fjalë për Veriun e Kosovës në takimin e mbrëmshëm në Bruksel mes kryeministrit kosovar dhe atij serb, zëdhënësja Kocijancic ka deklaruar se “në takimin e fundit në Bruksel mes Daçiqit dhe Thaçit nuk është biseduar as për Luginën e as për Veriun e Kosovës”.

“Ata si kryeministra të dy vendeve kanë biseduar për problemet e marrëveshjeve që ishin bërë e që do të ndodhin në të ardhmen mes Prishtinës dhe Beogradit. Në fakt është folur vetëm për dy pika, për serbët e Veriut është fjala për monumentet kulturore dhe religjioze dhe çështjen financiare të pakicës serbe në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Kocijancic për “Presheva Jonë”.

Mobi Casa

Ndërsa lidhur me kërkesën e liderëve dhe përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës që edhe çështja shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të jetë pjesë e dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, Kocijancic ka pohuar se “siç e dini, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, sikurse edhe dy takimet mes Daçiqi dhe Thaçit, janë të përqendruara kryesisht mbi çështje teknike, pa prekur fare statusin e Kosovës”.

“Ne në Bruksel i kuptojmë shqetësimet e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, por kjo varet nga dy kryeministrat. Prandaj, për Luginën e Preshevës mund të flitet në Bruksel, nëse Thaçi dhe Daçiq janë dakord dhe se kjo pyetje para Brukselit, duhet shtruar autoriteteve serbe në Beograd dhe atyre kosovare në Prishtinë”, ka deklaruar Kocijancic./rajonipress/