RCCOLA

Thaçi dyshon në peticionin e opozitës

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

​Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka vënë në dyshim nënshkrimet që janë mbledhur nga opozita që kundërshtojnë marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin. Partitë opozitare për 38 ditë kanë mbledhur mbi 200 mijë nënshkrime për të kundërshtuar këto marrëveshje të cilat Kosova i ka pranuar në raport me Serbinë për asociacionin e komunave serbe, dhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Zv.kryeministri Thaçi tha për KosovaPress se nëse opozita e procedon peticionin në Kuvend, atëherë do të kërkojnë verifikimin e të gjithë nënshkrimeve.

Këtë veprim, ai thotë se duhet ta bëjnë meqë dyshon se ato nënshkrime mund të jenë të falsifikuara, ku një person ka mundur të nënshkruaj deri në 600 herë.

Thaçi: Peticioni mund të ketë nënshkrime të falsifikuara

“Së pari ato nënshkrime janë të pakonfirmuara dhe mund të jenë të falsifikuara dhe do të kërkohet që nëse procedohen zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës që të ketë një verifikim të atyre emrave dhe nënshkrimeve. Sepse edhe ata e dinë dhe kanë deklaruar se ato nënshkrime i kanë mbledhur dhe nënshkruar nëpër zyret e tyre dhe nëpër qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Pra, mund të jetë që një njeri ka nënshkruar deri në 500 apo 600 herë aty. Dhe p ër ato nënshkrime të falsifikuara njerëzit mund të ballafaqohen me drejtësinë”, tha Thaçi.

Nga ana tjetër, opozita shprehet e gatshme që të verifikohen të gjithë nënshkrimet e qytetarëve në peticionin kundër Asociacionit dhe Demarkacionit, sepse janë të bindur se nuk ka falsifikime.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i tha KosovaPress-it se vetëm ata që duan ta zhvlerësojnë numrin kaq të madh të nënshkrimeve në këtë peticion dyshojnë se nënshkrimet janë falsifikuar.

Uji Dea

Konjufca: Nuk i frikësohemi verifikimit të nënshkrimeve në peticion

“Ne mendojmë që ky është një justifikim i Qeverisë për t’i bërë bisht trajtimit të peticionit dhe përgjegjësisë. Qeveria është shumë e frikësuar nga ky numër shumë i madh, prandaj e tëra që bëjnë është që ta kontestojnë legjitimitetin e peticionit. Legjitimiteti i peti cionit janë numrat e letërnjoftimeve, nënshkrimet dhe vet njerëzit që ndodhen në atë peticion. Kurdo le të krijojnë çfarëdo komisioni të verifikimit të emrave aty dhe do të vijnë në përfundimin se ishin mbi 200 mijë qytetarë që janë kundër krijimit të bashkësisë së komunave serbe”, tha Konjufca.

Ndërsa shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, tha për KosovaPress se është e turpshme që të nënvlerësohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, me qëllimin e vetëm që Qeveria të mbrojë “Zajednicën”, në vend se të respektoj vullnetin e qytetarëve të Kosovës, në këtë rast të konfirmuar edhe përmes sjelljes së 200 mijë nënshkrimeve.

Kadja-Bujupi: E turpshme që të mos dëgjohet zëri i 200 mijë qytetarëve

“Ne shumë shpejt do të thërrasim të gjithë ata qytetarë që e kanë nënshkruar këtë peticion që të vijnë dhe të mbrojnë nënshkrimin e tyre edhe përmes prezencës fizike në Prishtinë. Sepse kjo Qeveri e manipuluar dhe kjo Qeveri e papërgjegjshme shkon aq larg sa që konteston edhe vullnetin e qytetarëve në kundërshtim të nënshkrimeve për dy marrëveshjet, Zajednicën dhe Demarkacionin. Prandaj çfarëdo përpjekje që të zbehet ky vullnet, unë jam shumë e bindur se do të konfirmohet drejtpërdrejtë nga qytetarët të cilët së shpejti do ta dëshmojnë këtë edhe me prezencën e tyre. Konsideroj se është e turpshme që të mos dëgjohet zëri i 200 mijë qytetarëve, të mos dëgjohet zëri i opozitës, ndërsa të dëgjohet zëri i Serbisë”, tha kadja-Bujupi.

Ajo tha se ky peticion do t’iu drejtohet dhe dërgohet tek të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Opozita, jo vetëm me peticion, por edhe përmes bllokimit të punës së Kuvendit, aksioneve ku po gjuhen ministrat dhe zëvendësministrat me vezë dhe debateve të ashpra, po vazhdon ta kundërshtoj marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi./zeri/