KKVITI

Thaçi dyfishon luksin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sivjet e ka dyfishuar luksin krahasuar me vitin paraprak. Gjatë qëndrimit jashtë shtetit, nëpër udhëtime zyrtare, ai ka shpenzuar për gjashtë muajt e parë të vitit 2013 aq sa ka shpenzuar gjatë tërë vitit 2012 duke dyfishuar harxhimet.

Bazuar në të dhënat zyrtare që ka siguruar gazeta “Zëri” nga Zyra e Kryeministrit, nga janari deri në qershor të këtij viti kryeministri ka shpenzuar mbi pesëdhjetë mijë euro, saktësisht 50.496 euro

UBT

Pjesën më të madhe të kësaj shume, rreth 43 mijë euro, ai i ka shpenzuar për akomodim, që nënkupton qëndrime në hotele luksoze, dhe mbi 7 mijë euro për dreka e darka. Ndërsa, pjesa tjetër, që është mbi katërqind euro ka shkuar si provizion bankar, përkatësisht shpenzim i përdorimit të kartelës në një shtet tjetër.

Pak më i “mëshirshëm” me paranë publike kryeministri i shtetit është treguar gjatë vitit të kaluar. Nga janari deri në dhjetor të 2012 Thaçi ka shpenzuar 51 mijë e 375 euro.
Nga kjo shumë, rreth 44 mijë euro ai i ka shpenzuar për akomodim vetëm nëpër hotele, rreth shtatë mijë për dreka dhe darka, si dhe mbi pesëqind euro i janë tërhequr si provizion bankar.(Zëri)