Mobi Casa

Thaçi: Dy parti opozitare më thërrasin në telefon për të hyrë në Qeveri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se dy parti nga Opozita mezi presin të hyjnë në qeveri dhe për këtë kanë shprehur interes.

“Është e vërtetë se dy parti mezi presin të hyjnë në Qeveri edhe vazhdimisht dërgojnë mesazhe se duan të hyjnë në qeveri dhe të dalin nga kjo situatë. Madje edhe gjatë senacës së kaluar ka pasur mesazhe prej deputetëve të tyre dhe njëri nga liderët e tyre. Dhe Vetëvendosja ta then qafen pastaj”, ka thënë Thaçi.

Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje i përngjanë Agimit të Artë, me faktin se është në kundërshtim të plotë me gjithçka që prezantohet.

Ai tha se e megjithatë ka dallim mes Vetëvendosjes dhe dy partive tjera, udhëheqësit e të cilave i kishte bashkëluftëtarë.

Thaçi, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se Opozita e Kosovës nuk ka kurrfarë kauze, pos dhunës që e shkaktojnë.

Uji Dea

Sipas Thaçit opozita nuk e ka hall Asociacionin e Demarkacion.

“Flas me bindje të plotë dhe me përgjegjësi se Asociacioni është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”.

Thaçi ka deklaruar se Opozita me veprimet e tyre kanë treguar injorancë të madhe.

“Nuk ka injorancë më të madhe se sa të shkaktohet dhunë në parlamentin e Kosovës dhe të prezantohet në të gjitha mediumet botërore vetëm një ditë apo dy, para se Kosova të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, ka thënë ndër tjerash Thaçi.

Ai tha se atë çfarë po bën Opozita është duke u dënuar në vazhdimësi edhe nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimi Europian.