FIDANISHTJA

Thaçi: Duhet pa tjetër të votohet ligji kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri i Kosovës një herësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që duhet ta votojnë pa tjetër Ligjin kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja.

Sipas Thaçit, jo vetëm Kosova, por e gjithë bota është duke u përballur me këtë problem.

“Ky projektligj është një domosdoshmëri pasi është i një rëndësie të veçantë për Kosovën. Është një kërkesë për tu përballur me përmasat globale që nuk kursen asnjë shtet të botës. Numri i luftëtarëve që kanë shkuar nga Kosova është shqetësues duke pasur parasysh proporcionin e popullsisë. As Kosova nuk ka qenë imune për këtë problem, prandaj edhe implikimet e tilla janë barrë e madhe për shtetin”, ka thnëë Thaçi në Kuvendin e Kosovës.

Uji Dea

Ai më tej tha se personat të cilët shkojnë në Siri e Irak për të luftuar, janë rrezik për vendin.

“Këta persona janë shqetësim për sigurinë tonë kombëtare me kërcënimin që ata paraqesin me kthimin e tyre radikale etj. Ligji është modern, Kosova ka dëshmuar se është e pa kompromis dhe është lidere në rajon kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe elementëve të tjerë terrorist”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se deklarata e sekretarit amerikan, Jhon Kerry si dhe mbështetja që SHBA-të dhe shtetet e tjera që i japin Kosovës për të krijuar mekanizma kundër kësaj rryme fetare, është përgjegjësi e Kosovës që ta miratoj sa më shpejt këtë ligj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.