GRANDEMALL

Thaçi: Do t’i themelojmë Forcat e Armatosura dhe do ta ruajmë partneritetin ndërkombëtar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Procesi i themelimit të Forcave të Armatosur të Kosovës ka filluar, është në rrugë të drejtë, është në binar, është një proces i saktë i proceduar me kohë. Do të ndodh në një periudhë të caktuar kohore që është e përcaktuar me kthimin e opinionit nga Qeveria e Kosovës, do të thotë një periudhë 30 ditëshe”, tha Thaçi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur të enjten rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ai shprehu besimin e plotë se Qeveria e Kosovës do ta procedojë Projektligjin për FSK-në, pasi sipas tij nuk ka kurrfarë vërejtje procedurale apo përmbajtjesore.

Presidenti i vendit duke folur për takimin me ambasadorin amerikan tha se si president i vendit ka takime të rregullta me ambasadorët e vendeve të QUIN-tit.

“Procesi i themelimit të Forcave të Armatosur të Kosovës ka filluar, është në rrugë të drejtë, është në binar, është një proces i saktë i proceduar me kohë. Do të ndodh në një periudhë të caktuar kohore që është e përcaktuar me kthimin e opinionit nga Qeveria e Kosovës, do të thotë një periudhë 30 ditëshe”, tha Thaçi.

Uji Dea

Sipas tij, tani është më e lehtë pasi Ministria e Integrimit, ajo e Financave si dhe e Forcës së Sigurisë ka dërguar opinionet e tyre pozitive, raporton Telegrafi.

“Unë kam besim të plotë se qeveria do ta procedoj projektligjin prandaj nuk shoh telshae në këtë proces, as procedural por as përmbajtjesor”, tha ai.

Thaçi tha se janë në favor të ndryshimeve kushtetuese, do ta vazhdojnë debatin me serbët, me shoqërinë civile dhe me tërë spektrin politik dhe shoqëror, por të njëjtën kohë do të vazhdojnë të punojmë paralelisht edhe në procesin për Projektligjin për FSK-në.

“…Dhe nëse me të vërtet do të vonohen serbët atëherë ne do të vazhdojmë sipas Projektligjit”, tha ai, duke shtuar se është e rëndësishme që është ndërtuar konsensus i gjerë shoqëror, qytetarë, politik dhe institucional.

“…Prandaj është proces i pandalshëm, i pakthyeshëm dhe do të ndodh”, tha ai, duke shtuar se do të themelohen Forcat e Armatosura dhe do të Kosova do të ketë partneritet të plotë me ndërkombëtarët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.