KKVITI

Thaçi: Do të shënojmë fitore të thellë në Gjilan dhe Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Thaçi tha se Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, ka dëshmuar qeverisje të mirë dhe tha se bindshëm do ta vazhdoj qeverisjen e Gjilanit edhe për mandatin katër vjeçar.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kryeministri i Republikës Hashim Thaçi tha se Partia Demokratike e Kosovës do të shënoj fitore të thellë në Gjilan dhe Anamoravë.

Thaçi të martën ka vizituar Gjilanin për t’i dhënë edhe kësaj radhe mbështetje kandidatit për kryetar, kryetarit të Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, duke shtuar se PDK dhe Qeveria e Kosovës do të vazhdojnë investimet kapitale në Komunën e Gjilanit raporton rajonipress.

“Ne për gjithë këto vite, ishim afër me secilin qytetarë të Komunës së Gjilanit dhe Kosovës, ne ishim ata që qëndruam pranë çdo kërkese që kishin ata. Ne filluam me projekte të mëdha në shumë fusha si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, ndërtim e zhvillim të vendit e deri në integrim të tij në strukturat më të larta Euroatlantike”

Uji Dea

Kryeministri Thaçi përsëriti se do të vazhdojmë me përkushtim për punët e mëdha që kemi bërë në qeverisjen e Gjilanit dhe të Kosovës dhe se me vazhdimin e mandatit të ri do të jemi pranë secilit qytetar të Republikës me investime në të gjitha fushat e jetës.

Thaçi tha se Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, ka dëshmuar qeverisje të mirë dhe tha se bindshëm do ta vazhdoj qeverisjen e Gjilanit edhe për mandatin katër vjeçar.

Ndërsa kandidati për kryetar, kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, tha se bashkë me kryeministrin Thaçi dhe qeverinë, do të vazhdojmë t’i ofrojmë qytetarit të Komunës së Gjilanit investime të cilat do të lidhen drejtpërdrejtë në të mirë të qytetit dhe jetës së qytetarëve tanë.

“Për këto vite sa kemi qeverisur, kemi dhënë provën se jemi më të mirë në politikë dhe udhëheqje dhe me shumë lehtësi, bashkë me kryeministrin e Kosovës Thaçi, kërkojmë besimin e qytetarëve për vazhdimin e projekteve të mëdha për Gjilanin dhe vendin” tha Mustafa./rajonipress/