Eko Higjiena

Thaçi: Do të hyjmë në një fazë të re të dialogut me Serbinë, prandaj jam në SHBA

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se aktualisht ndodhet në Uashington me qëllim të koordinimeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ai, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se për fazën e re të bisedimeve, ky koordinim është i domosdoshëm.

“Në kuadër të parapërgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që do të ndodhë nesër (të premten), jam në Uashington për të bashkë-koordinuar aktivitetet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që do të hyjmë në një fazë të re, të rëndësishme dhe i tërë përkushtimi duhet të jetë i koordinuar mirë dhe natyrisht i qartë për sot, por edhe për të ardhmen”.

“Pra, do të jetë një proces që do të hap periudhën e arritjes finale të marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht që kjo çështje është e ndjeshme dhe kërkon koordinim me të gjithë partnerët dhe miqtë, por adresa kryesore për Kosovën mbetet Uashingtoni”, ka thënë Thaçi.

Fundamenti

Ai është përgjigjur edhe rreth takimeve që do të ketë në Uashington.

“Unë do të vazhdoj takimet edhe sot me Wess Mitchell (ndihmëssekretarit amerikan i shtetit) me të cilin do të diskutoj për aktualitetin që e kemi sot, por edhe hapat e mëtutjeshëm”.

“Shteti i Kosovës ka nevojë për t’u konsoliduar në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Ka nevojë për më shumë njohje, por në të njëjtën kohë, ajo që neve na duhet është fqinjësia e mirë mes Kosovës dhe Serbisë, një raport evropian që do të rezultojë me njohje reciproke, me paqe e stabilitet në rajon. Natyrisht edhe një të ardhme evropiane, që të jemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian”, ka thënë ndër tjerash presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.