Fundamenti

Thaçi: Do ta them edhe në Berlin idenë time për bashkimin e Luginës se Preshevës me Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me Samitin e Berlinit për Ballkanin, që do të mbahet me 29 prill. Ai ka thënë se aty do të marrin pjesë liderë të gjithë rajonit, mirëpo Thaçi thotë se nuk pret ndonjë proces të ri, megjithatë pret të diskutojnë mundësi të reja.

Presidenti ka treguar se edhe Berlin do ta thotë idenë për bashkimin e Luginës se Preshevës me Kosovën

“Ky është korrigjim i pa drejtësisë, askush s’mund të ma mohojë që ta shprehi një ide të tillë. Është e drejt që të korrigjohet kjo padrejtësi historike”, ka thënë Thaçi në RTV21.

ARKATANA

Presidenti Thaçi bën të ditur se nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që për Kosovën të propozohet ndonjë sovranitet i dyfishtë, ndonjë model Gjermano-Gjerman, Republika Srpska apo ndonjë autonomi

Thaçi po ashtu deklaron se nuk pret risi, dhe se aty nuk do të ketë negociata dhe as dialog mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nga takimi do të dalë një thirrje për vazhdim të këtij dialogu për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.