ARKATANA

Thaçi: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kosova më e rëndësishme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë PDK dhe ai personalisht do ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rreth pyetjeve të presidentes, se kujt duhet t’i takoj mandatari për themelimin e qeverisë.

Thaçi i ka quajtur këto dilema të panevojshme megjithatë ka shtuar se edhe nëse vendimi i Gjykatës nuk do të jetë pro PDK-së, ai do ta pranoj pasi që më e rëndësishme është të tregohet pjekuri institucionale.

“Zgjedhjet parlamentare të qershorit u zhvilluan me sukses. Qytetarët shprehen vullnetin e tyre lirshëm për të ardhmën e tyre, për Kosovën e zhvilluar dhe të integruar në BE dhe NATO.

United Hospital

Tani procesi i certifikimit të rezultateve po afrohet. Në ndërkohe, pritet që edhe Gjykata Kushtetuese e Kosoves t’i jap përgjegje pyetjeve te parashtruara nga Presidentja e vendit. Verdikti i Gjykatës Kushtetuese pritet të qartësoj dilemat e panevojshme qe janë ngritur.

Unë si kryeminister i vendit e mirëpres dhe publikisht zotohem se do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese paverësisht cili do jete ai.

Kështu kemi vepruar edhe në të kaluaren kur kemi pranuar vendimet e kësaj gjykatë edhe atëherë kur ato kanë qenë në kundërshtim me pritjet tona. Fundja, çështja thelbësore e gjithë këtij procesi është që Kosova te tregoj maturi institucionale dhe qytetarët tonë te fillojne ta prekin ndryshimin që do ndodhë me fillimin e zbatimit te Misionit te Ri. HTH”, ka shkruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.