United Hospital

Thaçi do ta kërkojë ndriçimin e atentatit ndaj Ibrahim Rugovës dhe vrasjeve të pasluftës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Thaçi pritet që në këtë paraqitje t’i kërkojë drejtësisë kosovare, respektivisht prokurorisë së shtetit të hetojë shumë zhvillime jo të mira që kanë ndodhur në vend, nga paslufta e këndej, të cilat nuk janë zbardhur asnjëherë. Në radhë të parë është hetimi i atentatit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, që po ashtu s’është ndriçuar kurrë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë sot një konferencë për shtyp, rreth orës 15.

Kjo është ndër herët e rralla që ai bën një gjë të tillë.

Klan Kosova mëson se ai ka disa gjëra interesante për t’i thënë, në këtë organizim të jashtëzakonshëm medial.

Thaçi pritet që në këtë paraqitje t’i kërkojë drejtësisë kosovare, respektivisht prokurorisë së shtetit të hetojë shumë zhvillime jo të mira që kanë ndodhur në vend, nga paslufta e këndej, të cilat nuk janë zbardhur asnjëherë.

Hidromorava

Në radhë të parë është hetimi i atentatit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, që po ashtu s’është ndriçuar kurrë.

Pos kësaj, ai siç mëson Klani, do të kërkojë edhe investigimin e disa vrasjeve të pasluftës, shpeshherë të cilësuar si politike.

Më tutje ai do të kërkojë nga prokuroria hetim serioz të dhunimeve që forcat e ndryshme serbe kanë kryer ndaj femrave shqiptare gjatë luftës, por edhe krimeve tjera të kryera nga regjimit i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.

Si pikë e katërt e konferencës së tij mësohet se do të jetë investigimi i vrasjes së 14 serbëve në Grackë të Lipjanit, e po ashtu edhe i vrasjeve tjera të pjesëtarëve të këtij komuniteti, pas luftës së Kosovës, që mori fund në qershor 1999. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.