Uji Dea

Thaçi: Do fitojmë bindshëm, kemi mision të ri

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive për “Vizion Plus”, deklaron se Kosova nuk i frikësohet drejtësisë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur. Pas votimit pro ngritjes së gjykatës speciale që do të hetojë dyshimet për krime lufte, Thaçi thekson se kjo ishte padrejtësi që iu bë vendit të tij, por që u gëlltit për hir të bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar.

Sa i përket çështjeve të brendshme, siç është korrupsioni, shefi i ekzekutivit të Kosovës, thotë se në këtë drejtim, vendi i tij është shembull në rajon.

Mobi Casa

Kryeministri Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh bindjen se forca e tij politike do të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbahen së shpejti dhe se largimi i dy ish-eksponentëve të lartë të PDK-së, si Limaj dhe Krasniqi, nuk do të ketë efekt. Për Thaçin, vitet në qeverisje nuk e kanë konsumuar as atë dhe as partinë që drejton. Sipas tij, tashmë për Kosovën, është koha e asaj që ai e cilëson “Misioni i ri”.

Kryeministri Thaçi vlerëson bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë, që sipas tij do të intensifikohet. Por duke u ndalur te çështja e një sistemi arsimor të njësuar, kreu i qeverisë së Kosovës thotë se duhet tejkaluar folklori i abetares, pasi, sipas tij, nuk është më koha, kur rrezikohet ekzistenca kombëtare e shqiptarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.