Mobi Casa

Thaçi: Ditëve në vijim PDK jep përgjigje përfundimtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka përfunduar takimi i PDK’së dhe Jahjagës. Kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, ka deklaruar pas takimit se rruga e vetme për ta tejkaluar ngërçin politik është komunikimi, dhe kësisoj ai u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të reflektojnë dhe tregohen të hapura.

Ai është zotuar se nëse partitë e tjera nuk reflektojnë atëherë partia e tij do të ofrojë një përgjigje, pa specifikuar se çfarë mund të jetë ajo

Thaci ka theksuar se PDK’ja qëndron pas atyre që ka thënë më herët, pra, që institucionet të formohen në pajtueshmëri me vullnetin e popullit dhe konform ligjeve si dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur për ndeshjen e mbrëmshme, Shqipëri-Serbi, Thaci ka deklaruar se e ka përcjellë me shumë emocione, ndërsa e ka quajtur akt qyqar e barbar ndodhinë e mbrëmshme brenda fushës.

Uji Dea

Vijon takimi i Nisma për Kosovën me presidenten.

Thaçi, Veseli e Kuçi fllojnë takimin te Presidentja

Po zhvillohet raundi i shtatë i takimeve të thirrura nga presidentja, për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e bllokuar politike.

PDK’ja edhe në këtë raund, ka ardhur në takim e para. Kjo parti përfaqësohet nga Kryetari i saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Hajredin Kuçi.