United Hospital

Thaçi diskuton me Lajçakun për dialogun: Njohja reciproke është e vetmja mënyrë që sjell paqe në rajon

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti Hashim Thaçi ka folur sot me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova është e përkushtuar për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.

“Diskutim i mirë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e Kosovës drejt BE’së me Miroslav Lajçakun. Përsëris se Kosova është e përkushtuar për një dialog për njohje të ndërsjellë, si mënyra e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Fundamenti

Që para përzgjedhjes së Lajçakut si emisar për dialogun, presidenti Thaçi kishte dalë hapur kundër tij. Madje ai kishte thënë se nuk do të shkonte në Bruksel për dialog me Serbinë, pikërisht për shkak të Lajçakut.

“E kam bërë të ditur se nuk do të shkojë për dialog në Bruksel. Kjo për shkak se z.Lajcak e ka bërë të ditur se nuk e njeh Kosovën dhe unë nuk shkoj të bisedoj atje ku ka dialog Prishtinë-Beograd”, kishte thënë Thaçi në T7. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.