Hidromorava

Thaçi: Dialogu në Bruksel përmbyllet me njohjen e Kosovës nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka shprehur besimin se në fund të procesit negociator në Bruksel me Serbinë do të vijë deri të njohja e plotë e realitetit, përfshirë edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Në fund të tërë procesit do të kemi pranim të plotë të realitetit, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës, si pjesë e pandashme e arkitekturës së Ballkanit. Nuk kam asnjë dyshim se po shkojmë në atë drejtim”, ka thënë Thaçi në një intervistë për të përditshmen serbe, “Danas”.

Thaçi ka thënë se partia e tij, si fituese e qartë e zgjedhjeve, pret që ta udhëheq Qeverinë edhe në katër vitet e ardhshme. Por, thotë se aktualisht çështja e mandatarit është para Gjykatës Kushtetuese dhe se ai do ta respektojë çfarëdo vendimi që sjellë kjo gjykatë.

UBT

“Cilido që të jetë formati i Qeverisë, dialogu me fqinjët është kushti kryesor për integrimet evropiane. Kosova ka arritur që ta vendos kufirin e qartë me Serbinë dhe nuk ka asnjë dyshim që Serbia është dashur ta pranojë rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës, si i vetmi ligjbërës në veri të Kosovës. Kjo është rrugë në një drejtim, që do ta vazhdojë si bazë për vendosjen e marrëdhënieve normale në Ballkan”, ka thënë ai.

Kryeministri Thaçi ka potencuar se serbët, si pakicë, i kanë vendet e rezervuara sipas Kushtetutës në Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa duke folur për sigurinë e qytetarëve serbë në Kosovë, Thaçi ka thënë se “Bashkësia serbe është e sigurt në Kosovën e pavarur. Sipas statistoave, më e sigurt është të lëvizësh nëpër Prishtinë sesa në Beograd”, ka thënë Thaçi, duke potencuar se duhet të përkujdesen që të zbatohen marrëveshjet e dialogut, në mënyrë që situata të normalizohet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.