United Hospital

Thaçi: Dialogu me Serbinë të rifillojë pa kushtëzime

/ 2 minuta lexim
HW

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sonte ka pasur një darkë pune me Ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide.

Presidenti Thaçi dhe kryediplomatja norvegjeze kanë folur për bashkëpunimin bilateral, për përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën, si dhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

“Kosova është e përkushtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Është shumë i rëndësishëm vazhdimi i dialogut, por ky dialog duhet të rifillojë pa kushtëzime”, ka thënë presidenti Thaçi.

HW

Ndërsa, Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide, ka theksuar se Norvegjia përkrah përpjekjet për paqe e stabilitet në rajon.

“Norvegjia mbështet dialogun dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë kryediplomatja norvegjeze.

Presidenti Thaçi ka shtuar se Kosova do që njëherë e përgjithmonë ta qartësojë raportin e saj si shtet me shtetin e Serbisë dhe mund të vihet deri tek një marrëveshje ligjërisht obligative, me garancat e nevojshme ndërkombëtare, por nevojitet më shumë vullnet, largpamësi dhe pragmatizëm politik. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.