Fundamenti

Thaçi: Dialogu me Serbinë i vështirë, por është rruga e vetme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu me Serbinë është rruga e vetme për të ecur përpara.
Në forumin e politikave “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”, Thaçi ka deklaruar se ditët dhe javët e ardhshme do të jenë shumë vendimtare për konsolidimin e Kosovës si shtet.

Ai ka mirëpritur platformat e prezantuara nga kryeparlamentari Kadri Veseli për konsensus të përgjithshëm politik, si dhe të qeverisë për finalizimin e dialogut me Serbinë.

KKVITI

“Unë i mirëpres platformat që po prezantohen nga liderët politik. Në veçanti për arritjen e një konsensusi për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Marrëveshja obligative është në favor të të dyja vendeve. E lehtëson rrugëtimin drejt BE-së. E di se dialogu me Serbinë është shumë i vështirë dhe po ashtu përkushtimi për pajtim, por kjo është rruga e vetme për të ecur përpara”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se politika kosovare ka nevojë për reformë të thellë teksa ka shtuar se është i sigurt se dekada e dytë e pavarësisë së Kosovës do të sjellë anëtarësimin e Kosovës në NATO./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.