Thaçi: Dhurata Hoxha zgjedhje e qëlluar, Kuçi ka bërë punë të shkëlqyeshme

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi ka lavdëruar zgjedhjen e Dhurata Hoxhës ministre të Drejtësisë. Sipas tij puna, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe funksionimi efektiv janë çelësi i së ardhmes evropiane për Kosovën.
“Ministri Kuçi në këto vite ka bërë një punë të shkëlqyer. Propozimi që znj. Dhurata Hoxha të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të reformatizimit të qeverisë dhe ndarjes së përgjegjësive institucionale është i drejtë, i qëlluar dhe shpresëdhënës për hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren. Reformatizimi i qeverisë dhe zvogëlimi i ministrive janë tregues të rritjes së efikasitetit në institucionet tona”, ka shkruat Thaçi në Facebook.