Fundamenti

Thaçi: Dhuna është e papranueshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, priti në një takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral-Majorin Guglielmo Luigi MIGLIETTA, i cili ka marr postin në muajin gusht 2015.

Siç bëhet e ditur nga një njoftim i MPJ-së, zëvendëskryeministri Thaçi i ka uruar mirëseardhje komandantit Miglietta dhe ka shprehur gatishmëri që të vazhdohet me fuqizimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me KFOR-in.

“Zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi komandantin e KFOR-it Miglietta për të arriturat në Kosovë, me theks të veçantë për të arriturat në muajin e fundit”, thuhet në njoftim.

ARKATANA

“Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët dhe ka nisur procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”, citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Thaçi.

Gjithashtu thuhet se dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për mundësitë që vala e refugjatëve të prekë Kosovën, për çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve kosovarë në luftërat e huaja dhe për protestat e paralajmëruara në Kosovë, për të cilat zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se vetëm dhuna është e papranueshme.

“Komandanti i KFOR-it Miglietta është shprehur në favor të vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer që ka KFOR-i me institucionet e Kosovës dhe ka vlerësuar se gjendja në Kosovë mbetet e qetë dhe stabile”, përfundohet në njoftimin e MPJ-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.