Uji Dea

Thaçi: Dhuna e opozitës po e ndihmon PDK-në dhe LDK-në

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka kritikuar sot veprimet e opozitës dhe dhunën që po e përdorin nëpër protesta.Zëvendëskryeministri ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit, ndërsa premtoi se zgjedhja do të bëhet sipas kushtetutës.

Por kushtetuese, sipas Thaçit nuk janë reagimet e opozitës. Madje ato, i quajti antiligjore dhe anti-transparente.

Uji Dea

“Proceset nuk mund të ndalen nga reagimet mllefoseshe pasi që metodat dhe kauzat e opozitës janë të gabuara. Me këtë mënyrë dhe dhunën e përdorur ata po e ndihmojnë PDK dhe LDK –në, por po e dëmtojnë shtetin. Për dy ditë ne mund t’i mbledhim 1 milion njerëz në sheshet e Kosovës dhe se nuk do të tërhiqemi para shantazheve të kujtdo qoftë”, tha Thaçi./telegrafi/