Mobi Casa

Thaçi dhe Arifi thonë se me PDK të gjithë do të jenë përfitues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeministri Thaçi u shpreh i bindur në suksesin e Nexhmedin Arifit në zgjedhjet e 3 nëntorit pasi kjo vjen si rezultat i përkrahjes masive që ka kandidati Arifi tek qytetarët e komunës së Vitisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar qytetin e Vitisë.

Me këtë rast ai, bashkë me kandidatin për kryetar nga radhët e PDK-së, dega në Viti, zotin Nexhmedin Arifi, zhvilluan fushatë nëpër rrugët e qytetit të Vitisë.

ARKATANA

Kryeministri Thaçi u shpreh i bindur në suksesin e Nexhmedin Arifit në zgjedhjet e 3 nëntorit pasi kjo vjen si rezultat i përkrahjes masive që ka kandidati Arifi tek qytetarët e komunës së Vitisë.

Ndërkaq Arifi, duke e falënderuar kryeministrin për përkrahjen e vazhdueshme, theksoi se është i vendosur të vazhdoi me vizionin për një Viti Evropiane në të cilën të gjithë do të jenë përfitues direkt të qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Qytetarët të cilët takuan Kryeministrin dhe kandidatin tonë u deklaruan pro vizionit evropian të Partisë Demokratike të Kosovës dhe për vazhdimin e mandatit të kryetarit Arifi thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.