UBT

Thaçi: Demarkacioni është një votë për të forcuar integrimin në BE

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se pret që nesër deputetët ta votojnë demarkacionin.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka theksuar se votimi i Demarkacionit, do të hapë rrugë të reja për kosovarët e gjithashtu, ratifikimi është një votë për të forcuar integrimin në BE.

“Nesër pres që të gjithë deputetët në Parlamentin e Kosovës të përqendrohen në mundësimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, duke hapur rrugë të reja për studentët tanë dhe duke krijuar shanse të reja për sipërmarrësit tanë. Demarkacioni i kufirit është një votë për të forcuar integrimin tonë në BE dhe sovranitetin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Uji Dea

Gjithashtu Thaçi ka shpërndarë postin e Fondacionit Kosovar të Mijëvjeçarit, entitet i themeluar për të implementuar projekte në vlerë 49 milionë dollarë, asistencë nga Qeveria Amerikane, në të cilën flitet për përmirësime të vazhdueshme të Kosovës në treguesit e Kontrollit të Korrupsionit.

“Kosova ka shënuar përmirësime të vazhdueshme në treguesit e Kontrollit të Korrupsionit vitet e fundit, duke zhbllokuar Programin e Pragut të multi-milionëve. Të dhënat e sotme nga anti-korrupsioni tregojnë përparim të mëtejshëm. Duhet të bëhet më shumë dhe programi ynë do të ndihmojë në arritjen e transparencës më të madhe të qeverisë”, thuhet në postim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.