GRANDEMALL

Thaçi: Demarkacioni dhe Asociacioni, teza të shpikura për mbijetesë politike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka arsye që të mos i besojë Komisionit i cili është marrë me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne kemi arritur demarkacionin me Maqedoninë. I njëjti komision ka punuar në demarkacionin me Malin e Zi dhe e kanë përfunduar punën e tyre me sukses – nuk kam arsye mos mi besu komisionit”, ka thënë Thaçi.

Në këtë drejtim ai i ka ftuar të gjithë deputetët e të gjitha partive politike, siç ka thënë që të jenë mbi interesin partiak, pasi që sipas tij nuk cenohet asnjë pëllëmbë e territorit të Kosovës.

UBT

“Diçka tjetër është realiteti aktual e diçka tjetër nostalgjia e kufijve. Pavarësia e Kosovës është shpallur në këta kufij. Tash është shpikur teza për mbijetesë e ndonjë partie politike, të ndonjë adresë të caktuar politike, siç është çështja e Demarkacionit dhe Asociacionit”, ka thënë më tej Thaçi.

Sipas Thaçit, asnjë prej njerëzve që kanë folur kundër marrëveshjes nuk kanë qenë bindës.

“Kanë folur njerëz që nuk kanë të bëjnë me këto çështje. Komisioni qeveritar janë ekspertë të pavarur, të pandikuar politikisht. Unë i besoj hartave të NATO-s, i besoj dokumenteve që e kemi shpallur pavarësinë, por jo atyre jugosllave dhe ruse”, ka thënë Thaçi në emision Rrokum Rroll të Tv Rrokum. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.