FIDANISHTJA

Thaçi dekoron ish-presidentin Clinton me medaljen “Urdhri i Lirisë”: Ju jeni heroi ynë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi duke i uruar mirëseardhje ish-presidentit Clinton ka thënë se ai ka dhënë kontribut që nuk mund shpërblehet me asgjë.

“Është kënaqësi t’ iu mirëpres pasi që keni dhënë kontribut për lirinë e Kosovës, për pavarësinë e Kosovës. Iu shpreh mirënjohje të lartë nga institucionet e Kosovës, juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj për vendimin e drejtë, historik, dhe shumë humanist që keni ndërmarrë në vitin ’90 për të filluar bombardimet për të ndalur spastrimin etnik të mbi një milion shqiptarëve të Kosovës të dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre, si mundësi për tu rikthyer në shtëpitë dhe pronat e tyre të djegura, për të filluar ndërtimin e jetës së re”, ka thënë Thaçi, transmeton Telegrafi.

GRANDEMALL

Ai ka dekoruar ish-presidentin Bill Clinton me medaljen “Urdhri i Lirisë”, për kontributin e tij.

“Sot pas 20 vitesh Kosova e pavarur u është mirënjohëse për këtë rrugëtim. Mbështetja e juaj dhe SHBA-së ka qenë jetike për lirinë, pavarësinë dhe tash në rugëtimin euroatlantik. Storja e Kosovës është storje e suksesit të përbashkët. Ju jeni heroi ynë dhe në emër të qytetarëve iu falënderoj shumë. Duke u bazuar në kompetencat si President, sot ndaj çmimin në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës “Urdhër i Lirisë”. Nuk ka çmim që mund të shpërblej kontributin tuaj sepse dekorimi më i madh është liria e vendit të Kosovës që ka reflektuar me paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë Thaçi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.