Thaçi: Debati i krijuar këto ditë është debat i vjetër për ne shqiptarët

Presidenti i Kosovës, duke folur për marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë se nuk ka marrë parasysh asnjë koment të asnjë opinionisti si në Tiranë po ashtu edhe në Prishtinë.
Ai tha se me kryeministrin Rama ne nuk biseduam për këto opinione aq të parëndësishme, pasi ky është një debat aq i kotë, aq jo domethënës, artificial dhe një problematikë e pa qenë, unë mund t’u them se është edhe dashakeqës, këto komente Thaçi, i bëri në emisionin “Opinion’, në TV Klan.
“Unë nuk jam këtu që të komentoj opinionet e opinionistëve secili jeton në demokraci, në pluralizëm në shumëllojshmërinë e ideve, qëndrimeve, unë respektoj çdo qëndrim për çdo çështje që paraqitet për çdo gjë që debatohet. Por ritheksoj, që ky debat është aq artificial dhe aq i kotë, si dhe i dëmshëm mund të jetë. Duhet të jetë i pandikim, pavarësisht se dikush mund të mendojë se mund të ndikojë. Shteti i Kosovës dhe shteti shqiptar kanë raporte të shkëlqyera në nivel institucional dhe në nivel privat. Mund të them se këto opinione që janë paraqitur apo për të nxitur çështje që nuk ekzistojnë, mund të themi lirisht se janë opinione të prezantuara në një ballafaqim të një fryme apo të një vale që s’ka qenë e nevojshme. Pra, dua të them, z.Hoxhaj; Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës nuk i komentoj dhe as nuk komentoj deklarimet e ministrave dhe as të zv/ministrave as të opinionistëve unë komentoj qëndrimet e shtetit të Kosovës, qëndrimet e Presidentit të Kosovës, të insititucioneve dhe vullnetit të popullit të Kosovës”, ka thene Thaçi.
Sipas Thaçit këto gjëra janë diskutuar edhe në vitin ’92.