GRANDEMALL

Thaçi: Danke Merkel, Danke Deutschland – do ta themelojmë Specialen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas takimit me kancelarin gjermane, zv. Kryeministri i Kosovës ka thënë se e kanë siguruar kancelarin gjermane se përveç obligimeve tjera ndërkombëtare, Kosova së shpejti do të themelojë edhe Gjykatën Speciale.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Pata kënaqësinë që sot, së bashku me Kryeministrin Mustafa, të takoj Kancelaren gjermane, Angela Merkel, në një takim dhe drekë pune shumë të përzemërt.

Kemi biseduar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me marrëdhënie bilaterale, shkëmbimin tregtar, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën europiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kemi falënderuar Kancelaren Merkel për rolin e saj përcaktues në lehtësimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

GRANDEMALL

E siguruam atë që ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv dhe të përkushtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE në arritjen e marrëveshjeve të reja.

Po ashtu biseduam edhe për iniciativën e Kancelares Merkel, i quajtur Procesi i Berlinit, i cili mbështet përafrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor përmes zhvillimit ekonomik.

Kërkuam mbështetjen e Kancelares edhe në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.

Kemi siguruar Kancelaren se Kosova shumë shpejt do të themelojë Gjykatën Speciale dhe do t’i kryejë obligimet tjera ndërkombëtare. Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës. Danke Bundeskanzlerin Merkel! Danke Deutschland! HTH (sic) /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.