UBT

Thaçi: Dacici është dehur nga shlivovica ‘festive’ e humbjes së luftës së Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e homologut të tij serb, Ivica Dacic, rreth darkës së shtruar nga Baronesha Catherine Ashton, mbrëmjen e së mërkurës.
Në një prononcim për “Express”, Kryeministri tha se nuk është etike të komentohen takimet e tilla.

“Nuk është etike dhe nuk është pjesë e traditës sime dhe popullit tim komentimi apo përfolja e drekave apo darkave që shtrohen nga nikoqiri, e që në këtë rast ajo u shtrua nga Baronesha e respektuar Ashton”, ka deklaruar sot Kryeministri Thaçi për Gazetën Express.

Në një prononcim për “Press”, Dacic ka treguar se në darkë janë shtruar paragjella, ujë, verë, pemë dhe desert.

Uji Dea

Kryeministri Thaçi thotë se e ka një shpjegim për deklaratat e Dacic.

“Unë kudo që kam qenë dhe do të shkoj, do të sillem konform etikës sime njerëzore dhe obligimeve kushtetuese. Në drekat apo darkat e tilla respektoj standardet protokollare. Përfolja e darkës së Brukselit nga Dacici nuk është etike. Si duket atë ende e mban të dehur Shlivovica ‘festive’ e humbjes së luftës së Kosovës në vitin 1999”, ka deklaruar Kryeministri kosovar.