RCCOLA

Thaçi: Blloku, paradite punonin me LDK-në, pasdite me PDK-në

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me koalicionin me LDK-në, ka thënë se ka qenë momenti i fundit për të reflektuar, duke qenë se të dy partitë janë me koncept të djathtë.

“Ka qenë koha e fundit për reflektim të dyanshëm për t’i dhënë vendit qeveri stabile. Mendoj se ka qenë vendimi më i arsyeshëm dhe më i pritshëm”, ka thënë Thaçi.

“Dallimet konceptuale kanë qenë të përfshira edhe në kampanja, por në bisedat personale, gjithçka ka qenë në rregull”, ka theksuar më tej Thaçi, transmeton koha.net

Sa i përket takimeve me partitë tjera të Bllokut VLAN, Thaçi ka ritheksuar se ka pasur një synim nga këto parti për ta lënë LDK-në jashtë qeverisjes, prapa shpinës së Isa Mustafës.

“PDK ka pasur takime me të gjitha partitë e Bllokut. Ata kanë dërguar edhe oferta”, ka thënë Thaçi, duke theksuar se “ofertat e tyre nuk kanë qenë të efektshme”.

“Në terren është punuar për një qeverisje pa LDK. Paradite punonin me LDK-në, pasdite me PDK-në”, ka theksuar Thaçi.

———————-

Thaçi: Institucionet e drejtësisë, më të pavarurat në vend

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në Rubikon të KTV-së, ka folur për shumë tema.

Sa i përket drejtësisë, ai ka lavdëruar këto institucione, duke i quajtur ato si më të pavarurat nga të gjitha në vend.

Eco Higjiena

“Institucionet e drejtësisë në Kosovë, janë institucionet më të pavarura në vend”, ka theksuar Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke fajtuar Brukselin.

“Brukseli është vonuar për Kosovën. Është definitivisht vendim politik i padrejtë i Brukselit në raport me Kosovën dhe për shkak të pesë vendeve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”, tha Thaçi.

——————–

Thaçi fajëson ish- bllokun VLAN për ikjen e qytetarëve nga Kosova

Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka fajësuar Bllokun VLAN se për 6 muaj bllokadë kanë shkaktuar trauma të mëdha në popullatë dhe institucione të Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së, kreu i PDK-së që tash udhëheq Ministrinë e Jashtme, Hashim Thaçi, ka hequr çdo mundësi që ikjet kanë mundur të vijnë për shkak të vazhdimit të mandatit të tij qeverisës, duke ia kujtuar blloku VLAN se i shkaktuan trauma dhe populates.

Thaçi, i cili i ka vlerësuar si shumë të suksesshme 7- vjet të qeverisjes së tij, ka folur për marrëveshjet në Bruksel dhe Asociacionin e komunave serbe, për të cilin ka thënë se nuk është fryt i trysnisë nga Beogradi.

Deri sa ka hequr të gjitha dilemat se ky asociacion mund të ketë fuqi ekzekutive, ka thënë se ndikimi i Beogradit në Kosovë ka përfunduar dekada më parë.

Ndërkaq ka siguruar punëtorët e gjigantit Metalurgjik “Trepça” se për fatin e kësaj kompanie do të vendosë vetëm Kuvendi i Kosovës, duke i shikuar interesat e shtetit dhe të punëtorëve.