United Hospital

Thaçi bën rekapitulimin e takimeve me liderët, Kurtin e cilëson me teke e huje

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot në një konferencë për media, pas takimeve që i pati me liderët në vend, raporton Gazeta Express

Thaçi tha se i ka njoftuar liderët për takimet që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai shtoi se me Isa Mustafën, liderin e LDK-së, ka pasur një takim të shkëlqyer derisa, ka folur veç e veç për të gjitha takimet.

“Në kuadër të transparencës së plotë dhe bashkë përgjegjësive që kemi unë sot kam zhvilluar takime me liderët institucionalë dhe politikë, duke filluar me liderin e LDK-së, z.Isa Mustafa, që ka qenë një takim i shkëlqyer, kemi diskutuar për këtë proces që po kalojmë dhe u dakorduam si zakonisht që të kemi qëndrim të përbashkët me çështjet me rëndësi vitale, konsolidim të brendshëm dhe atë të jashtëm, e vlerësoj lart kontributin e z.Mustafa që gjithmonë ka luajtur një rol konstruktiv”.

Një takim kemi pasur edhe me liderin e opozitës, Kadri Veselin, me nevojën e unifikimin e opozitës dhe pozitës, që është gurthemeli për çështjet e interesit të përbashkët.

“Kemi vazhduar në një bisedë shumë konstruktive dhe miqësore edhe me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, edhe ai përkrah përpjekjet për një konsensus sa më të gjerë. Përkrah përpjekjet për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët, e vlerësoj lartë kontributin e tij në këtë drejtim, kishte konstatim nga takimi që vetëm unik dhe të bashkuar do të kemi sukses edhe tash.

UBT

Edhe gjithashtu me liderin e Nismës, u pajtuam që të flasim me një zë me përgjegjësi më të lartë, sidomos në çështjen e dialogut. Vlerësoj lart përkrahjen e tij në përballjen në sfidat që do t’i kemi si institucione.

Sot kam pasur takim tepër të mirë, mjaft konstruktiv edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe. Roli i komunitetit serb është i rëndësisë së veçantë në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë multietnike, është me interes që të punojmë të gjithë bashkërisht.

Me deputetët e komuniteteve jo shqiptare u konfirmua se përmirësimi i jetës së qytetarëve është me interes për të gjithë dhe marrëveshja që mund të arrihet i hap rrugë zhvillimit ekonomik, progresit, jetës më të mirë të njerëzve. Paqja është në interesin e të gjithëve, do të punojmë maksimalisht me të gjithë.

Gjithashtu kemi besim të plotë që marrëveshja eventuale Kosovë – Serbi që do të përfundonte me njohje reciproke do forconte këtë. Në kuadër të agjendës, nevoje për unitet, e kam marrë edhe nga presidenti i AKR-së, me të cilin kam pasur një bisedë telefonike”, tha presidenti, derisa, foli edhe për takimin me kryeministrin Albin Kurti që ishte planifikuar sot për në orën 13:00.

“Për hir të transparencës së plotë për sot ka qenë e konfirmuar që të ndodhë edh enjë takim me kryeministrin Albin Kurti mirëpo, për fat të keq edhe pse takimi ka qenë i konfirmuar nga zyra e tij qysh të premten në mesditë, me kërkesën e këtij takimi, ishte planifikuar që të ndodhë në ora 13:00 por për fat të keq 5 minuta para 13:00 është anuluar, unë do ta takoj kur mendoj se është me interes që të takohet, por, Kosova nuk ka interes për të humbur, e për t’i pritur teket e hujet e askujt. Besoj që do të kemi sukses edhe tash.

Ai vetë e ka konfirmuar takimin, refuzimi i tij për të ardhur në takim është vendim i tij jo i imi, e theksoj se Kosova e as partnerët tanë nuk kanë kohë për të humbur dhe për të mbetur viktimë, për teke e huje të asnjërit nga ne”, tha Thaçi./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.