Eko Higjiena

Thaçi: BE të mos manipulohet nga Serbia, ta trajtojë Kosovën si shtet

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka quajtur “qesharake dhe të pështira dokrrat e Serbisë për gjoja ‘përpjekjet për krijimin e Shqipërisë së Madhe’”.

Presidenti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “e gjithë kjo fushatë e orkestruar nga Serbia është e përgatitur nga protagonistët e njëjtë, të cilët 20 vjet më parë kanë ushtruar zanatin e njëjtë. Fatkeqësisht, BE-ja me naivitetin e saj të zakonshëm në raport me Kosovën, po bie pre e kësaj propagande të Serbisë”, transmeton Telegrafi.

Thaçi ka thënë se “pret nga BE- ja që ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur e sovran dhe të mos manipulohet kaq lehtë nga Serbia”

Postimi i plotë i Thaçit:

“Nuk ka asgjë më të pështirë dhe njëkohësisht qesharake, se të dëgjosh dokrrat e Serbisë për gjoja “përpjekjet për krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Sigurisht, riaktualizimi i kësaj propagande të vjetër të kohës së Millosheviqit nuk është aspak i rastësishëm. Kjo propagandë e Serbisë, ndër të tjera ka dy qëllime thelbësore.

Uji Dea

Së pari, të legjitimoj funksionimin e Serbisë së Madhe të krijuar përmes gjenocidit të kryer në Bosnje dhe Hercegovinë.

Dhe së dyti, t’i nxis elementet nacionaliste dhe ekstremiste për të destabilizuar dhe cenuar integritetin territorial të Kosovës. Serbisë asnjëherë nuk i ka penguar Shqipëria si shtet i pavarur dhe sovran.

Në takimet e dialogut në Bruksel, përfaqësuesit e Serbisë pa fije turpi kanë thënë disa herë se Serbia do të preferonte të dialogonte me Shqipërinë dhe jo me Kosovën. Por, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur kurrë, sepse Kosova shtet i pavarur dhe sovran është realitet i përhershëm.

E gjithë kjo fushatë e orkestruar nga Serbia është e përgatitur nga protagonistët e njëjtë, të cilët 20 vjet më parë kanë ushtruar zanatin e njëjtë. Fatkeqësisht, BE-ja me naivitetin e saj të zakonshëm në raport me Kosovën, po bie pre e kësaj propagande të Serbisë.

Për rrjedhojë, nuk është rastësi që sjelljet dhe deklaratat e disa zyrtarëve të BE-së përputhen me ato të zyrtarëve të Serbisë kur i referohen Kosovës. Unë nuk pres prej Serbisë të heq dorë nga ëndrrat e saj për përpjekje të serishme për rikthimin e Kosovës nën regjimin e saj, edhe pse e dinë që kjo është e pamundur.

Mirëpo, pres nga BE- ja që ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur e sovran dhe të mos manipulohet kaq lehtë nga Serbia. HTH” (sic.), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.