ARKATANA

Thaçi: BE nuk bën të vonohet me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri dhe i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar për vizitën e tij në Hungari.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar për vizitën e tij në Hungari dhe ligjëratën që ka mbajtur me temën: “Sigurimi i Perspektivës Euro-Atlantike për Kosovën.”

“Isha i ftuar nga Instituti për Punë të Jashtme e Tregti dhe Universiteti Kombëtar i Shërbimeve Publike në Hungari që të mbaj një ligjëratë publike me temën ‘Sigurimi i Perspektivës Euro-Atlantike për Kosovën’, në Budapest, Hungari.

HW

Në ekspozenë time dhe në bashkëbisedim me audiencën e përsërita se në Kosovë ka pajtueshmëri të plotë politike e shoqërore, që NATO dhe BE-ja nuk kanë alternativë për Kosovën. Tregova se Kosova vazhdon të përmbushë pjesën e vet të detyrave dhe se këtë e pret edhe nga të tjerët.

Kosova nuk kërkon të shpërblehet apo të lajkatohet, por vetëm të trajtohet njëjtë si shtetet e tjera dhe të marrë atë që meriton. BE-ja nuk bën të vonohet as me Kosovën dhe as me rajonin,” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.