RCCOLA

Thaçi: Bazuar në ato që tha Kurti për Asociacionin, kjo qeveri nuk ka më legjitimet të qeverisë me vendin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njohësi i proceseve politike, Jusuf Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave që të mërkurën mbrëma i bëri kryeministri i vendit, Albin Kurti lidhur me marrëveshjen e Ohrit.

Thaçi në një postim në Facebook shkruan se bazuar në atë që Kurti deklaroi në RTK në lidhje me Asociacionin, Qeveria nuk ka më legjitimet të qeverisë me vendin.

“Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje”, shkruan Thaçi.

Ai më tej thekson se relativizimet janë të kota.

“Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme. Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota”, shkruan Thaçi.

Mobi Casa

Ndryshe, në një intervistë në Televizionin Publik i pari i Qeverisë ka thënë se marrëveshja nuk është më e mira për Kosovën por është mundësi për të ecur përpara.

I pari i qeverisë thotë se ka qenë gjithmonë konstruktiv dhe sipas tij në këtë marrëveshje të fundit ka barazi mes palëve.

I pari i Qeverisë thotë se në marrëveshje ka edhe Asociacion.

“Në marrëveshje ka Asociacion. Neni 10 e thotë se të dy palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e kaluara që janë të obligueshme. Pra janë 39 marrëveshje që ngelen valide dhe të obligueshme”. /Telegrafi/