UBT

Thaçi: Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet ta lejojë Beogradin të vë kushte për takimin e Parisit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë një deklaratë për media pas takimit që ka zhvilluar me delegacionin nga Franca dhe Gjermania.

“Siç e dini sot kemi pritur një delegacion nga Franca dhe Gjermania në kuadër të përgatitjeve të Samitit të Parisit që do të mbahet më 1 korrik.

Mund të them se ishte një angazhim inkurajues i presidentit Macron dhe kanelares Merkel që të ketë përgatitje më të mira për Samitin e Parisit, që të jetë samit që i hap perspektivë dialogut dhe mundësisë së arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi, shkruan Telegrafi.

Ai ka shtuar se gjatë këtij takimi ka theksuar se tarifat duhet të mbeten në fuqi, dhe se dialogu duhet vazhduar pa kushtëzime.

United Hospital

“Nga fryma e diskutimit që zhvilluan sot shoh që ka një angazhim më serioz të një koordinimi gjithë evropian por edhe me SHBA-të si kusht i domosdoshëm për zhvillimin e këtij procesi”, u shpreh Thaçi.

Presidenti theksoi se takimi i Parisit duhet të ndodhë por i pakushtëzuar.

“Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Beogradi të vë kushte as për Samitin e Parisit e as për vazhdimin e procesit të dialogut”, tha Thaçi.

Ndër të tjera presidenti shtoi se “Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizim vizave, e as për tarifën”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.