UBT

Thaçi: Ballkani duhet të jetë interes strategjik për BE-në, jo proces teknik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ministrin e ri për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, Angelino Alfano. Thaçi e falënderoi ministrin Alfano për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane.

Thaçi theksoi se Kosova ka arritur suksese të mëdha në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetësisë së vet, duke përmendur hyrjen në fuqi të MSA-së si konfirmimin më të mirë të këtyre sukseseve.

“Tani po punojmë për të ardhmen tonë në NATO dhe BE”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, duke iu referuar procesit të integrimit evropian të Kosovës, theksoi se paqja mund të arrihet vetëm përmes vlerave evropiane.

“Ju po e zhvilloni një proces të përfarimit me Bashkimin Evropian në momentet më të vështira të tij”, u shpreh ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

FIDANISHTJA

Presidenti Thaçi theksoi se Brukseli duhet t’i shikojë shtetet e Ballkanit si interes strategjik dhe jo si procese teknike për integrim.

“Ne ndajmë vlerat evropiane dhe jemi evropianë, mirëpo Brukseli po vonohet me ne, sikur që është rasti me liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Sipas tij, Bashkimit Evropian mund t’i kërkosh çdo gjë, por jo edhe shpejtësinë, sidomos tash kur është më së shumti e nevojshme, për shkak se antievropianizmi, ekstremizmi dhe radikalizmi po rriten me hapa shumë më të shpejtë.

“Ne kemi konsensus politik dhe popullor kundër çdo ekstremizmi dhe radikalizmi, por edhe për përqafimin e vlerave euroatlantike”, u shpreh presidenti Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.