Thaçi: Asociacioni pa kompetenca ekzekutive

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kosova dhe Serbia i kanë përafruar qëndrimet në Bruksel për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe. Ky Asociacion, sipas zv/kryeministrit Hashim Thaçi, nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive dhe nuk paraqet asgjë më shumë se një OJQ.

“Ne tashmë e kemi një draft marrëveshje të përafruar dhe Asociacioni nuk paraqet asgjë më shumë se sa një NGO (OJQ). Ai do të funksionojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me marrëveshjen e prillit të vitit 2013.

Uji Dea

Me këtë draft të marrëveshjes shuhet edhe ëndrra e Serbisë për krijimin e Republikës Srpska-s në Kosovë apo të ndonjë autonomie dhe ekstraterritorialiteti në Kosovë. Pra, Asociacioni do të ketë zero kompetenca ekzekutive”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi përmes telefonit për Indeksonline.