FIDANISHTJA

Thaçi: Askush nga ndërkombëtarët nuk është kundër ushtrisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ka folur për inicimin e themelimit të ushtrisë së Kosovës, ka shtuar se në vend ka pasur konsensus për votimin e saj në vitin 2014.

“Në vitin 2014 kemi marrë mbështetjen e plotë, të SHBA-së dhe NATO-s, në shkurt të 2014, për themelimin e ushtrisë”, ka thënë Thaçi në ligjëratën para studentëve të UBT-së, njofton Klan Kosova.

“Në atë kohë të gjitha komunitetet kanë qenë të vendosur që ta votojnë, plot 25 deputetë nga ta”.

“Pas zgjedhjeve të vitit 2014 dhe ngërçit politik, ardhjes së një liste të re, është krijuar një realitet tjetër”.

Më tej ai ka thënë se askush nga faktorët ndërkombëtarë nuk është kundër themelimit të ushtrisë, vetëm duhet vendosur dita dhe data.

“Ky është proces i pandalshëm”, ka thënë Thaçi.

Mobi Casa

Sipas tij, edhe këto ditë është thënë shumë qartë se Lista Serbe do ta votojnë themelimin e ushtrisë.

“Pas kësaj përgjigje të qartë, në vend se të shkojmë me ndryshime kushtetuese, duhet të shkojmë me ligj”.

Thaçi ka pohuar se 110 deputetë janë deklaruar se do ta votojnë themelimin e ushtrisë.

“Themelimi në asnjë rrethanë nuk do të ketë asnjë implikim në rolin e KFOR-it”.

“Themelimi i Forcave të Armatosura nuk do të jetë kundër askujt. Do të prodhojë më shumë paqe. Askush nuk duhet ta merr si frikë, përkundrazi si të drejtë të një vendi të pavarur. Nuk duhet befasohet askush nga angazhimet tona”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.