HW

Thaçi anashkalon Kuvendin, kufijtë në referendum

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se fjalën përfundimtare për marrëveshjen me Serbinë, ku pritet të përfshihet edhe “korrigjimi i kufijve”, do ta kenë qytetarët e Kosovës përmes referendumit. Ai madje ka kërkuar sensibilizim për referendum, duke tentuar kështu që ta anashkalojë rolin e Kuvendit në këtë proces, pasi legjislativi do të duhej ta ratifikonte marrëveshjen me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po bën përpjekje që ta anashkalojë tërësisht Kuvendin në procesin e dialogut me Serbinë.

Përveç që deri më tani nuk e ka marrë përkrahjen e Kuvendit për vazhdimin e fazës finale të dialogut të Brukselit, Thaçi planifikon që marrëveshjen përfundimtare me Serbinë të mos e qesë për ratifikim në Kuvend, por dëshiron që për këtë çështje të vendosë populli i Kosovës përmes referendumit, shkruan më tutje “Zëri”.

Uji Dea

Megjithatë, Kosova nuk ka ligj për referendum dhe sipas njohësve të çështjeve kushtetuese dhe deputetëve opozitarë Thaçi nuk mund ta anashkalojë Kuvendin, pasi për organizimin e referendumit për këtë çështje duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe të miratohet ligji për referendum, vendime këto që duhet të merren nga Kuvendi.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se me Serbinë do të arrihet një marrëveshje, të cilën e mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, megjithatë ai ka thënë se për marrëveshjen në fund do të vendosin qytetarët.

Thaçi ka kërkuar nga shoqëria civile që të angazhohet për mobilizim për të drejtën për organizimin e referendumit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.