ARKATANA

Thaçi: Amerika ka angazhim të theksuar që të përmbyllet konflikti Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Mynihu ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, ka thënë se në takimet që i ka zhvilluar është kërkuar pezullimi i taksës.

Thaçi ka thënë se pret hapa konkretë dhe pozitivë, për vazhdimin e dialogut sa më shpejt që është e mundur.

“Ka qenë temë takimi edhe taksa. Ishte sygjerim i të gjithëve për pezullimin e përkohshëm. Është e pakuptueshme edhe kushtëzimi i dialogut në raport me Kosovën, prandaj pres hapa konkretë dhe pozitivë”, ka thënë Thaçi, transmeton Telegrafi.

Presidenti i vendit ka thënë se letra e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë, janë inkurajuese për marrëveshjen finale.

Fundamenti

Thaçi ka thënë se Shtëpia e Bardhë ka angazhim të theksuar, për përmbylljen e konfliktit Kosovë-Serbi.

“Është më inkurajues mesazhi që Trump i dërgon Vuçiqit, për domosdoshmërinë e njohjes reciproke. Shtëpia e Bardhë ka një angazhim të theksuar, të vendosur në përmbylljen e konlfiktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi Thaçi.

Ndryshe, edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i interesuar për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.