Uji Dea

Thaçi: Ambasada amerikane, dëshmi se nuk jemi vetëm

/ 1 minutë lexim

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, i është gëzuar fillimit të ndërtimit të ambasadës amerikane në Prishtinë. Ai ka thënë se ndërtimi i kësaj Ambasade tregon se kosovarët nuk janë vetëm.

Ky është postimi i plotë i Thaçit ne Facebook:

Uji Dea

Sot filluan punimet në ndërtesën e re të Ambasadës Amerikane. Para gati 20 vitesh, kur u hap Zyrja amerikane e informimit në Arbëri të Prishtinës nga diplomati i parë i akredituar ndonjëherë në Kosovë Michael McClellan, kosovarët fituan një bastion të promovimit të lirisë dhe demokracisë, një shtëpi të shpresës se nuk jemi vetëm. Shumë gjëra kanë ndodhur që nga atëherë, përfshi edhe një luftë gjenocidale, por ja që sot Amerika do të jetë më prezente se kurrë fizikisht, me një kala të vërtetë të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë kosovarëve.

Urime U.S. Embassy Pristina, Kosovo për ‪#‎NewUSEmbPristina