Thaçi alarmon Kuvendin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka paralajmëruar Kuvendin e Kosovës se nëse nuk e miraton vendimin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, do të humben shumë vite pastaj deri në realizimin e këtij qëllimi.
Ai i ka bërë thirrje Kryesisë së Kuvendit që ta vendos në rend dite sa më parë këtë çështje. Këtë deklaratë Thaçi e dha sot në mbledhjen e Qeverisë.
“E ritheksoj edhe njëherë sot se kjo është një mundësi historike të cilën nuk duhet të humbim. Nëse nuk votohet në Kuvendin e Kosovës për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës në ditët e ardhshme e ritheksoj edhe njëherë me shqetësimin më të madh do t’i humbim disa vite”, tha Thaçi.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe projektligji për mbrojtje juridike dhe financiare të personave të akuzuar potencial të akuzuan në procesin gjyqësor pranë Gjykatës Speciale për krime lufte.
Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka thënë se duhet të nxjerrët një ligj për mbrojtjen juridike të këtyre personave e poashtu sipas tij duhet të bëhet një kompensim për vizitat e familjarëve të tyre dhe për personat që shpallen të pafajshëm.