Uji Dea

Thaçi akuzon Bllokun: Takimi i tyre ishte ilegal

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri në largim i Kosovës, ka shprehur mendimin e tij në lidhje me seancën e thirrur sot nga 62 deputetë të Kuvendit. Ai ka thënë se ajo as nuk ka qenë seancë, por vetëm një takim i paligjshëm i Bllokut.

Thaçi ka shpërthyer në deklarata duke thënë se ky takim ishte ilegal dhe jo kushtetues.

Ai madje i ka quajtur “uzurpues” bllokun LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosje.

Mobi Casa

Thaçi menjëherë pas seancës në kuvend ka thirrur kryesinë e partisë së tij në një mbledhje urgjente nga e cila kanë dalë qëndrimet e ditura deri më tani vetëm se tani me një gjuhë më ta ashpër.

“Ky ishte një takim jo legjitim, jo legal dhe jo Kushtetues. Ata sot kanë uzurpuar Kuvendin e Kosovës. Unë shpresoj që në një të ardhme të afërt partitë opozitare të reflektojnë dhe t’i japin fund ngërçit politik dhe krizës në vend”,ka thënë Thaçi./express/