Hidromorava

Thaçi: 25 korriku shoi ëndrrën e Serbisë për ndarjen e Kosovës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, në tre vjetorin e marrjes në kontroll të pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, ka thënë se 25 korriku 2011 shënon shuarjen e ëndrrës së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

“Tre vite më parë, më 25 korrik 2011 u zhvillua aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjakë. Kjo ditë është ditë e bashkimit territorial të Kosovës”, ka thënë Thaçi, teksa ka përkujtuar edhe rënien e policit Enver Zymberi.

FIDANISHTJA

“Në këtë operacion fisnik, ra në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, heroi ynë Enver Zymberi. Ky operacion i dha fund status quo-së së mbretërimit të paligjshmërisë e pasigurisë në veri dhe nisi procesin e ri-integrimit të asaj pjese të Enveri u flijua për të vendosur sovranitetin dhe ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës dhe vepra e tij e lavdishme do të shërbej si simbol frymëzimi për të gjithë ne dhe brezat që do të vijnë”, ka thënë Thaçi.