UBT

Teuta, vajza atraktive e Ibrahim Rugovës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ajo pos që dallohet për tiparet si një vajzë e zgjuar, shumë inteligjente dhe me mendime rugoviane, është edhe një femër tejet atraktive. Vajza e presidentit legjendar dhe historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, Teuta, ka vendosur që të garojë me LDK në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Teuta Rugova është një emër shumë i njohur për publikun kosovar. Shumica e njohin që të vogël, atë kohë kur i ati i saj njihej si lider për gjithë shqiptarët atje, madje ai ka ngelur edhe si një mit e fenomen i pazëvendësueshëm, për shkak të lidershipit që kishte krijuar dhe për arsye të situtatës kur e ka udhëhequr vendin.

Teuta, e bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, tashmë nuk është ajo vajzë e vogël, e cila shoqëronte të atin në takime dhe evente të ndryshme brenda dhe jashtë rezidencës, në lagjen “Velani” të Prishtinës. Kohët e fundit ajo është shumë pak e pranishme në media, thuajse aspak, ky si vendim për krijimin e një imazhi të një vajze më serioze.

FITORJA

Teuta, tashmë 24 vjeç, ka vendosur t’i futet seriozisht politikës. Ka mbaruar shkollimin e mesëm në ”American School” në Prishtinë, ndërsa studimet e larta në ”Rochester Institute of Technology” në kuadër të Amerikan University of Kosovo (AUK).

E bukur e shtatlartë, Teuta ka vendosur që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të garojë për karrigen e deputetes si pjesë e partisë, të cilën e kishte formuar i ati i saj, ish-Presidenti Ibrahim Rugova.

Lajmin për bashkimin e saj në listat e LDK-së e ka bërë të ditur para disa vitesh vetë lideri i partisë më të madhe opozitare atje, z. Isa Mustafa shkruan Panorama. Kështu, Teuta do të bëhet politikania e tretë në familjen Rugova pas të atit dhe vëllait, Ukës, i cili po ashtu për një mandat ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.