ARKATANA

Teuta Selimi tregon se pse la Zvicrën për Kosovën: Profesioni im e kërkoi që të isha më shumë këtu

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, kaqenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo ka rrëfyer pesë nga datat më të rëndësishme në jetën e saj, që përfshijnë kryesisht momente të rëndësishme në jetën dhe karrierën e saj.

Ndër të tjerash, këngëtarja e hitit “Çka po dojm” ka theksuar korrikun e këtij viti si një prej periudhave më të veçanta të jetës.

Kjo pasi sivjet ajo dhe bashkëshorti i saj, Patrioti, vendosën që të lënë përfundimisht Zvicrën dhe të kthehen në Kosovë për të jetuar.

ARKATANA

Teuta thotë se arsyet për t’u kthyer ishin të shumta, duke nisur nga mungesa e familjes, shoqërisë por edhe kërkesat që profesioni i saj ka.

“Si shtet nuk mund të thuash një fjalë të keqe për Zvicrën, mirë na kanë pritur, mirë kemi kaluar – është për një mend një shtet ideal për të jetuar. Por mua kjo më ka munguar kjo që the më herët: spontaniteti, shoqëria, familja. Pastaj edhe profesioni im e ka kërkuar më shumë që të jem unë këtu. Të them të drejtën edhe kam qenë e lodhur duke u endur”, ka thënë Selimi.

Familja e Teutës dhe Patriotit është ndër të rrallat që jep shembullin e mirë të rikthimit në atdhe, edhe pas një jetese të gjatë në një shtet me kushte më të përshtatshme për jetesë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.