UBT

Tetovari nga Wettingeni ua rregullon flokët yjeve të Kombëtares

/ 2 minuta lexim
HW

Të premten e kaluar ai kishte mbyllur sallonin e tij në Wettingen madje kishte shtyrë edhe terminet e disa klientëve vetëm për të shkuar në Francë. “E ndjeva të rëndësishme që djemtë e kombëtares të duken sa më bukur në një lojë historike si kjo për Shqipërinë.

Për ndeshjen e parë të një kombëtareje që merr pjesë në Kampionat Evropian duhet të jetë gjithçka në nivel. Po ashtu edhe rregullimi i flokëve. Së bashku me kombëtaren shqiptare për në Francë ka udhëtuar edhe Bedri Asani. Djaloshi tetovar i cili jeton në Wettingen të Kantonit Aargau është zgjedhur të jetë pjesë e stafit për të rregulluar flokët e futbollistëve shqiptarë.

“Duke u përgatit për nesër”, kishte shkruar Bedriu në faqen e tij në “Facebook”, të premten në mbrëmje, një ditë para se Shqipëria të luante kundër Zvicrës, ndërkohë që kishte publikuar disa fotografi dhe një video gjatë prerjes së flokëve të disa futbollistëve shqiptarë, shkruan aargauerzeitung.ch, transmeton “albinfo.ch”.

FIDANISHTJA

Të premten e kaluar ai kishte mbyllur sallonin e tij në Wettingen madje kishte shtyrë edhe terminet e disa klientëve vetëm për të shkuar në Francë. “E ndjeva të rëndësishme që djemtë e kombëtares të duken sa më bukur në një lojë historike si kjo për Shqipërinë”.

Bedriu në Lens të Francës kishte improvizuar një dhomë si sallon frizerësh. Një prej futbollistëve të cilët janë rregulluar nga duart e tij është Naser Aliji, i cili prej një viti është klient i rregullt. Por po ashtu nëpër duart e tij kanë kaluar edhe Emir Lenjani, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi.

Një klienë i Bedriut, në “Facebook” kishte shkruar: “Naser, për shkak tuajin, termini im është shtyrë”, ndërsa futbollisti shqiptar Naser Aliji, iu përgjigj: “haha, më vjen keq”, njofton “albinfo.ch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.