UBT

Tetori fillon me mot kryesisht të ngrohtë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ditëve të para të tetorit do të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira.

Pas vorbullës ciklonike, që kaloj mbi detin Egje, në jug të rajonit tonë, në fillim të javës në vijim, një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku verior do të depërtojë mbi Itali, përderisa rajoni dhe vendi ynë në përgjithësi do të përshkohet nga fusha të presionit të lartë.

Nën këto kushte mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot më stabil, i ngrohtë, me diell dhe vranësira.

Eco Higjiena

Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 5 deri në 10 gradë Celsius, e maksimalet nga 17 gradë deri në 24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 4-10m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, por nga dita e martë do të shënojë rritje të theksuar./telegrafi/