RCCOLA

Tetë vjet burg për pedofilin nga facebook-u

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ai u kërkonte të rinjve që t`i dërgonin fotografi intime, të cilat i shfrytëzonte si mjet presioni për të kryer veprime seksuale të dënueshme me ta.

Gjykata e Berner Oberland, në Thun i ka shqiptuar tetë vjet burg dhe masën e terapisë një mashkulli 47 vjeçar për mashtrim dhe detyrim seksual të të rinjve.

Gjyqtarët kanë konstatuar se ai ka mashtruar dhe pastaj shantazhuar një numër të rinjsh nga regjioni të cilët pastaj i ka shtrënguar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të, transmeton albinfo.ch.

Uji Dea

Tashmë i dënuari, zakonisht është paraqitur në internet si vajzë e re dhe i ka joshur në këtë mënyrë viktimat e tij të ardhshme.

Ai, në rolin e femrës, u ka kërkuar të rinjve që t`i dërgojnë fotografi intime në mënyrë që pastaj këto fotografi t`i shfrytëzonte si mjet presioni për të kryer veprime seksuale të dënueshme me ta. Në rast se ata nuk pranonin, ai i kërcënonte se do t`i bënte publike fotografitë e përmendura intime.

47 vjeçari ka pranuar veprën.