Eko Higjiena

Tetë ushqime për kujtesë të mprehtë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Pa marrë parasysh a jeni në shtëpi apo në zyrë, të kesh mendje të kthjellët është përparësi. Për fat të keq, me plakjen, kujtesa fillon të venitet. Por, nuk ka vend për brengë, sepse ekzistojnë ushqime, që mund ta kthjellojnë mendjen tuaj, pa marrë parasysh moshën.

Peshku

Peshku i ndryshëm përmban shumë “DHA”, një lloj i aminoacideve omega 3. “DHA”është e domosdoshme për shëndetin dhe mbrojtjen e qelizave të trurit. Disa nga burimet më të mira për këtë substancë janë salmoni, sardelet, tuna dhe harenga.

Arrat

Konsumimi i arrave mund të ndikojë në kapacitetin e trurit tuaj në ruajtjen e informacioneve, e po ashtu janë edhe të mbushura me aminoacidet omega 3. Arrat janë të pasura me vitamina E, një antioksidues, që mbron qelizat e trurit nga efekti i radikalëve të lirë.

Bajamet

Sikurse edhe arrat, bajamet e furnizojnë trurin me aminoacidet omega 3. Po ashtu janë të pasura me vitaminën, antioksidues që luftojnë radikalët e lirë, si dhe vitamina B6, esenciale për sistemin nervor për të funksionuar si duhet.

Avokado

Yndyrat e shëndetshme në avokado mbrojnë dhe veprojnë si rojë mbrojtëse e qelizave të trurit nga dëmtimet. Avokado po ashtu është burim i mirë për qarkullimin e gjakut, duke dërguar më shumë oksigjen në trurin tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

UBT

Boronicat

Pasi që boronicat janë të pasura me antioksidues, nuk është aspak habi pse këto fruta mali janë të shëndetshme për trurin tuaj. Boronicat thuhet se ndihmojnë në forcimin e sistemit imun, si dhe në shtimin e aftësive dhe shkathtësive për matematikë.

Çokollata e zezë

Antioksiduesit e pranishëm në çokollatën e zezë neutralizojnë veprimin e radikalëve të lirë, duke mbrojtur qelizat e trurit nga dëmtimi.

Qepa

Nëse do të dëshironi që të keni një kujtesë më të mprehtë, përfshini qepët më shumë në ushqimin dhe gjellët tuaja. Antocianina dhe kuercetina në qepë janë antioksidues, që mbrojnë trurin prej dëmtimeve.

Mollët

Sikurse qepët, edhe mollët kanë kuercetinë që ndihmojnë në mbrojtjen e trurit. Ky antioksidues i fuqishëm, sipas ekspertëve, është po ashtu me veti pozitive për ata që vërejnë shenjat e hershme të Alzheimer-it.

(Kosova Sot)