Hidromorava

Tetë shkolla të Komunës së Gjilanit janë duke u renovuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Tetë shkolla fillore të Komunës së Gjilanit janë duke u rinovuar me qëllim të krijimit të një hapësirë më të mirë për zhvillimin e procesit mësimor.

Për këtë projekt ka dhënë donacion ngjyrën dhe mjetet përcjellëse “GIZ”-i gjerman, derisa puna është duke u bërë nga stafi i shkollave.

Për të parë nga afër punimet në shkollën fillore “Selami Hallaqi” ka dalë drejtori i Arsimit Nazmi Musa, i cili u nda i kënaqur me punimet që po bëhen aty.

ARKATANA

“Ky donacion ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të mirë me “GIZ”-in, të cilët gjithmonë kanë shprehur interesim për të ndihmuar arsimin në Komunën e Gjilanit. Jemi shumë falënderues ndaj kësaj organizate si dhe edhe ndaj prindërve të vullnetit të mirë të cilët e kanë përqafuar këtë aksion me të gjitha mundësitë e tyre. Po dëshmohet se arsimi është prioritet i qeverisjes së kryetarit Lutfi Haziri, të cilin e falënderoj shumë për përkrahjen”, është shprehur drejtori i Arsimit, Nazmi Musa.

Drejtori i shkollës fillore “Selami Hallaqi”, Florim Maloku, tha se punët po ecin sipas dinamikës së paraparë dhe se brenda javës pritet të përfundojnë dhe gjithçka do të jetë gati për fillimin e mbarë të gjysmëvjetorit të dytë.

Nazmi Musa paralajmëroi se organizata “GIZ” do të shpërndaj në të ardhmen edhe tabela moderne për klasa në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.