Tetë persona të akuzuar për vjedhje, kanosje dhe posedim i paautorizuar i armëve

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale:
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”./rajonipress/